Marrëveshja e mbrojtjes së Greqisë me SHBA dhe Francën ka shkaktuar jo pak zemërim të Turqisë. Presidenti Erdogan gjatë një prononcimi të premten tha se ekziston mundësia që Turqia të pushtojë përsëri Sirinë Veriore.

” Lufta jonë kundër tyre do të vazhdojë në një mënyrë tjetër. Ne do të bëjmë çdo luftë kundër organizatave terroriste, duke pasur parasysh forcat amerikane atje, si dhe kundër forcave të regjimit. “Ne jemi të vendosur ,” tha presidenti turk.

Dihet se Ankaraja shqetësohet nga prania e forcave amerikane në Siri, ndërsa presidenti turk akuzoi SHBA -në për mbështetjen e organizatave terroriste.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: