TIRANË- Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka deklaruar sot se tashmë ka një sistem të ri për ankesat e maturantëve që e bën më të lehtë zgjedhjen. Pas takimit të zhvilluar me rektorin e Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni, në një prononcim Nikolla njoftoi gjithashtu se më 20 shtator do të dalë edhe lista e fituesve.

“Kemi vënë në funksion një sistem të ri. Sistemi i ri e bën më të lehtë zgjedhjen. Universitetet i kanë bërë publike kriteret. Kush mendon se i është shkelur e drejta, të bëjë ankesë. Në datën 20 shtator do të dalë lista e fituesve. Garantojmë transparencë dhe paanshmëri. Sistemi që po aplikojmë është më i drejti dhe transparenti”, tha Nikolla.

Ministrja e Arsimit iu bëri thirrje maturantëve të paraqesin ankesat e tyre pranë universiteve ku mendojnë se u është shkelur e drejta.

“Drejtohuni drejt fakulteteve për të paraqitur ankimimet tuaja. Lejomëni të them që nëse sot ne kemi aplikantë në total 27.600, numri që universitete pra kuotat që universitetet kanë janë 24.950 për universitetet publike dhe 9.890 për universitete private. Pra, në total 34.840 kuota. Jane më shumë vende seç kanë aplikuar. Kjo eshte një garanci për të qetësuar maturantët dhe prindërit për situatën e re”, nënvizoi ministrja Nikolla. Nikolla e cilësoi ketë një situatë të re për arsimin shqiptar pas reformës në arsim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: