Miqësorja e së dielës mes Shqipërisë dhe Ukrainës e programuar për tu luajtur të dielën në Evian të Francës ishte në pikëpyetje për tu zhvilluar pas ankesave të Andri Shevçenkos, trajnerit të Ukrainës.

Ish-sulmuesi i Milanit kishte gjetur edhe dakordsinë me trajnerin e kombëtares sonë, Panuçin, për ta zhvilluar takimin në një tjetër stadium.

Shevçenko ngriti shqetësimin se ky stadium nuk i përmbush kushtet dhe për më shumë kishte rrezik për sigurinë.

Megjithatë këto pretendime kanë rënë poshtë me vendimin e fundit të FIFA-s e konfirmon se ky takim do të luhet në Evian. Në rast të mos paraqitjes së Ukrainës ky vend rrezikon të paguajë një shifër të majme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb