TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer sot përgjigje letrës-ankesë të Kreut të Komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj në lidhje me emrat e propozuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Në letrën që kryeprokurori Adriatik Llalla i ka drejtuar Xhafës, thuhet se gjithçka është bërë në zbatim të procedurave që përcakton ligji.

Kreu i organit të akuzë shkruan se të gjitha kandidaturat e propozuara janë bërë bazë të ligjit dhe nuk ka asgjë të paligjshme në to.

Të hënën kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, në cilësinë e ish-kryetarit të Komisionit të Reformës në Drejtësi, e ka cilësuar të paligjshëm procesin e zgjedhjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

letra101

letra 102

letra 103

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb