Shqiptarët me të ardhura të ulëta mesa duket e kanë harruar se çdo të thotë pushime. Sipas anketës së cilësisë së jetës, rezulton se 81% e shqiptarëve nuk përballojnë dot as një javw pushime larg shtëpisë.
Papunësia dhe ekonomia e dobët i bën shqiptaret të mbetën vetëm ëndërrimtarë te pushimeve me familjet e tyre. Disa thonë se s’kanë mundësi për të pushuar as në Durrës.

“Në asnjë vend nuk do shkoj, s’ka lekë, as një javë pushime nuk e përballoni dot? Një javë pushime të shkon rreth 300 mijë lekë të vjetra. Kudo që të shkosh edhe në Durrës që është më afër. Ka kosto. Nuk përballohet, punë nuk ka, kalamajtë në shkollë. Unë jam vetë i 7 dhe s’ka shance”.

“Pushimet do t’i kaloj këtu në Tiranë, për shkak të të ardhurave nuk kemi mundësi. Pra nuk do të bëni asnjë ditë pushim? Po me ditë…në Durrës”.

“ Ne nuk bëjmë dot asnjë ditë pushim, jo më një javë, nuk bëhet fjalë”.
“ Pensionist jam, fati i keq që pensionin e kam të vogël, kam qenë oficer. E vështirë është se ka shumica është e papunë”.

“Gjendja këtu është keq, nuk kanë njerëzit të shkojnë nëpër qejfe”.
“Shteti t’i ndihmojë qytetarët p.sh për pensionistët ta bëjë më gjysmë çmimi për ta, ose falas”
“ E vështirë është, kursejmë për pushimet por ne kemi punuar nga 43 vite punë, duam edhe ne të pushojmë por e papërballueshme është jeta”.

“Përditë po flasim që ekonomia është në rënie, njerëzit nuk kanë punë. Të rinjtë nuk kanë punë. Shikojmë fqinjët që nuk kanë mundësi, u qajmë hallin nuk i ndihmojmë dot”.

Sipas studimit, rezulton se shqiptarët që nuk mund të përballojnë dot as një javë pushime, janë në 81% përqind, një shifër shumë më të lartë edhe sesa fqinjët e tyre në rajon. Kështu për shembull, në Maqedoni përqindja shkon 65%, ndërsa në Serbi 60% e të anketuarve kanë thënë se nuk mund të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë. Të dhënat e krahasueshme në të gjithë Europën, për herë të parë përfshinë vendet kandidate si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia ku u pyeten rreth 40.000 qytetare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb