Në Shqipëri 67.000 fëmijë janë regjistruar ne kopsht, por jo në të gjitha bashkitë e vendit përmbushen 10 standardet që duhen për mirërritjen e vogëlushëve. Në konferencën kombëtare: “Bashkitë në Sfidën për Arsim Cilësor Parashkollor” në kuadër të projektit Bashki të forta, u publikuan gjetjet kryesore tye nje ankete te zhvilluar ne sistemin parashkollor. Anketa kombetare tregon se bashkite nuk jane aspak te forta sa i takon sigurimit të ujit dhe ngrohjes, elemente jetesore per te siguruar mirëqenien dhe shëndetin e fëmijëve.

Bashkitë Lezhë, Has, Kukes, Tropojë e Peqin nuk sigurojnë uje mjaftueshëm ne kopshte. Per ngrohje vuajnë kopshtet ne Divjake, Lezhe dhe Selenice. Nga gjetjet zbulohet se vetem 54% e fëmijëve me aftësi te kufizuara jane regjistruar ne kopshte ndërsa 2006 fëmije dhe 540 mesues ne 52 bashki kane nevoje per transport.

Problem duket se është kualifikimi i mësuesve, ne 23 bashki jane gjetur 370 mesues pa kualifikim ose jashte profilit te cilët punojnë aktualisht ne kopshte. Rekordin e mban Durresi, Kavaja dhe Kolonja me 40% te numrit ne total. Sipas anketimit 2085 femije kane vetem nje psikolog. “Jane 2085 femije per nje psikolog ne zonat urbane. Këto raporte jane jashte standardit qe ne kemi. Institucion me 700 femije duhet te kete sipas udhëzimit tone nje psikolog ose punojes social. Pushteti vendos duhet te fusin kete raport dhe te përmirësojnë kete standard qe ne kemi përcaktuar per psikologet.”, -tha Rezarta Merdani, përgjegjëse e sektorit të politikave. Bashkite qe kane nje numër te madh te fëmijëve per edukator jane Tirana me 25 femije, Kruja, Durresi dhe Lezha por kjo shifër eshte brenda standardit per zonat urbane ndërsa ne Perrenjas ka 5 femije me nje edukator.

Per here te pare pushteti vendor ka ne duar udhëzuesin qe jep nje përshkrim te gjithe proceseve te standardizuara qe kane te bëjnë me arsimin parashkollor dhe ka si qellim te sherbeje si pike referimi edhe per bashkite e reja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: