Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 ka diskutuar në lidhje me situatën brenda PD.

Ai u shpreh se kreu i PD Sali Berisha ka zbutur tonet me Enkelejd Alibeajn për hir të demokratëve dhe qytetarëve të cilët kërkojnë rrëzimin e qeverisë.

Marsela Karapanço: Ç’ndodh brenda kampit të selisë blu me grupin e Alibeajt? Firmën e vulën e kanë ata. Ç’ndodh nëse ato regjistrojnë kandidatët vetë?

Boçi: Një nga kurthet më të mëdha që Rama i disfavorizuar tenton të bëjë sot. Apeli nuk e zgjidh përfundimisht çështjen. Çështja rishqyrtohet në Fakt. Mund të ankimohet sërish. Nuk ka grupim brenda PD ka deputetë që mendojnë ndryshe, siç ka deputetë që duan të atashohen tek vula.

Veshja ligjore është formale, ligji që vë në lëvizje partitë politike është Statuti i tyre. Gjykata ka për detyrë të regjistrojë vendimet e Kuvendit. Deputetë që duan të rrëmbejnë vula duhet të mbledhin Kuvend i cili mund të marrë vendime. Nuk mundet dikush të zhvlerësojë Kuvendin. kush do ja zgjidhi? Apeli?

Karapanço: A do ti japë gjykata të drejtë? A do të keni plan të dytë për logo të re?

Boçi: Bindjen time e të PD e kemi shprehur, është ankimim i trukuar dhe nuk ka palë. Gjykata regjistron, ne nuk kemi sfidë me palë. kemi marrë vendime për ndryshime statutore.

Ekziston ankimimi i trukuar dhe një punë e nisur keq e me hile përfundon po ashtu. Ka ende gjykatës me integritet e që e respektojnë ligjin e gjykojnë të ardhmen e tyre nëse marrin vendime të jashtëligjshme. Datë nuk ka, ka kakofoni.

Logoja është dhe PD e ka logon e saj, KQZ duhet ta regjistrojë, presidenti e ka njohur. Duke pasur këtë logo e duke qenë në front dhe marrëveshja e opozitës për një kandidat, pse të marrë një fanellë kur ai do të veshë një fanellë me të gjitha logot e partive të tjera. Do jetë një logo me mini-logo të tjera ku do të jetë edhe ajo e PD-së.

Logo duhet të jetë e përbashkët për kandidatët sipas marrëveshjes. Ka vetëm një plan A, logo e përbashkët e partive, jemi në front. Kandidati nuk është specifikisht i një partie por i një fronti.

Karapanço: Hap prapaktheu ai i Berishës që ftoi Alibeaj?

Boçi: Qendrim koherent politik. Berisha gjykon që në të mirë të demokratëve…

Karapanço: Gjuhë e zbutur…

Boçi: Pse të mos jetë? Politika është marrëveshje e komunikim. Qendrimi parimor është i tillë edhe kur zbutet, por ftesa për bashkim për hir të qytetarëve që duan përmbysjen e qeverisë, një politikan si Berisha ka edhe mënyrën e zgjatjes së dorës së bashkëpunimit me një pjesë të PD që ka zhvilluar një betejë me mullinjtë e erës. Bashkë të jemi në një front.
Jemi në betejë për të fituar bashkitë.

Karapanço: Protesta e pedagogëve. Si e patë qëndrimin e Ramës

Boçi: Pedagogët e mësuesit janë inxhinierët e të ardhmes, ne i përçmojmë i trysnojmë i shajmë dhe tradita anti intelektuale është e theksuar nga e majta, si në diktaturë ku pedagogu të qendrojë vetëm në pjesën profesionale, dhe një nga format është zhveshja nga liria ekonomike. Pedagogu sot nuk është shtresë e mesme dhe nuk ka mundësi të bëjë kërkime. Pedagogët e mësuesit janë njerëzit më të stigmatizuar sot. Tualetet e ministrive e Kryeministrisë janë superluks dhe ti krahasosh me të shkollave është për të ardhur keq.

Pedagogët kërkojnë indeksim të pagës, që nëse do të indeksohej do të shkonte thuajse njëlloj me atë të Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb