Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka hedhur shortin për caktimin e relatorit të ankesës së PS për fletën e votimit të 25 prillit të caktuar nga Ilirjan Celibashi.

PS e ankimoi këtë vendim pasi kërkon emrat e kandidatëve me numra e jo me emra.

Realtor i çështjes është zgjedhur Koli Bele teksa KAS pritet në vijim të japë një vendim nëse do të rrëzojë ose jo ankesën e PS për këtë fletë votimi.

Nga ana tjetër edhe PD nuk ka qenë plotësisht dakord me fletën e votimit të Celibashit pasi ka kërkuar një fletë vertikale e jo horizontale.

NJOFTIMI NGA KQZ

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ditën e premte, datë 02.04.2021 në orën 09:00 do të zhvillojë mbledhjen për hedhjen e shortit për caktimin e relatorit të Kërkesës Ankimore nr. 08, të depozituar pranë KQZ-së në datën 01.04.2021 nga subjekti Partia Socialiste e Shqipërisë, me objekt “Ndyshimin e vendimit nr. 198, datë 01.04.2021”Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021” dhe miratimin e fletës së votimit për 12 qarqet e Republikës së Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021 sipas variantit kun ë përmbajtje të fletës së votimit kandidatët identifikohen me numra”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb