Prej disa ditësh, Ledri Vula, Sara Hoxha dhe vajza e tyre e vogël, Poem Blu, janë duke shijuar pushimet e para si familje. Përmes postimeve në rrjetet sociale, reperi i njohur dhe partnerja e tij, kanë zbuluar se ndodhen në Dubai.

Së fundmi, Ledri ka ndarë me ndjekësit një foto ku shfaqet duke treguar muskujt e barkut, ndërsa Sara e përqafon nga pas.

“Mas cdo mashkulli te suksesshem esht ni grua e cila ja tesh qe spo ka kohe”, shkruan Ledri, të cilit i është përgjigjur menjëherë Sara.

“Ti i jep një mashkulli një fëmijë dhe ai të jep ca muskuj barku kështu që ti mund të fshihesh pas tij, i thonë kësaj o njerëz”, shkruan partnerja e reperit të dashur për publikun.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb