YouTube” ka bllokuar klipin e këngës “Pushka e lirisë” të reperit kosovar Arian Agushi, i njohur ndryshe edhe si Gold AG. Kënga është bllokuar pas ankesave të shumta të serbëve, sipas të cilëve, në videoklip “në mënyrë brutale vriten policët serbë”. Sipas serbëve, kënga është ofenduese, e rrezikshme dhe bën thirrje të drejtpërdrejtë për dhunë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia serbe “Blic”. Më tej, thuhet se prefekti i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç, i kishte paralajmëruar institucionet e Kosovës se “Pushka e lirisë” prezanton thirrje direkte për dhunë.

“Sipas rregullave të përdorimit të këtij rrjeti, ‘YouTube’ ka të drejtën e largimit ose bllokimit të përmbajtjeve që promovojnë dhunë dhe përhapin gjuhën e urrejtjes”, shkruan “Blic”. Pas deklaratave të Rakiç, Gold AG sqaroi se kënga në bashkëpunim me Hysni Klinakun i është kushtuar heroit Zahir Pajaziti dhe se klipi ka përmbajtje të asaj çfarë ka ndodhur në kohën kur ky hero ka luftuar, nuk ka të bëjë asgjë me aktualitetin dhe se videoja është e improvizuar. Reperi po ashtu ka shpjeguar se kënga është raportuar nga serbët, ndaj ky material është kthyer në privat.

(Botuar sot në Bluetooth, Gazeta Shqiptare)
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: