Këngëtarja e njohur shqiptare, Enxhi Nasufi, ka publikuar në rrjetin e saj social në Instagram një foto ku shfaqet me lot në sy, krahas së cilës ka dhënë një mesazh mjaft të fuqishëm. Artistja ka treguar përmes statusit të saj se çdo ditë përballet me ulje dhe ngritje dhe po lufton me veten për jetën dhe ëndrrat e saj.

Në fjalët e saj, Enxhi ka dhënë një mesazh për të gjitha sfidat që sjell jeta duke treguar se kjo është një pjesë e rritjes së njeriut që nuk shfaqet shpeshherë në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Enxhi Nasufit:

Çfarë nuk shikoni shpeshherë në Social Media! Lot, dhimbje, zhgënjim, vuajtje, nerva, humbje, luhatje humori, mosdëshirë, ankth, panik, depresion etj etj. Dhe të gjitha këto janë totalisht normale sepse sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë e kuptoj atë shprehjen e mamit tim “Jeta nuk është fushë me lule”, “hajde se ‘do rritesh’ dhe do i kuptosh se gjërat janë ndryshe”! Po janë!

Çdo ditë luftoj me veten dhe me askënd tjetër për jetën time dhe për ëndrrat e mia! Në fakt Çdokush luftën me veten e ka, me problemet brenda vetes, me pasiguritë, komplekset, vështirësitë por jo çdo njeri i shfaq njësoj!

Unë kam vendosur të luftoj luftën time me veten time dhe fotoja që shihni është një nga ato ditët e procesit të jetës time! Luftoni me betejat tuaja! Përqafoni uljet dhe ngritjet në jetën tuaj! Askush nuk është ti dhe mbi të gjitha çdokush ndoshta po kalon vështirësi dhe sfida që ti nuk i di! Kështu që boll u morët me të tjerët, me jetën e të tjerëve, por gjeni guximin të ktheni sytë brenda vetes tuaj! E nëse keni qëllime në jete vetja juaj është konkurrenti numër 1.

Të gjitha janë pjesë e jetës në të cilën edhe unë sigurisht kam dhe pafund ditë që ndriçoj dhe ndihem njeriu më i plotësuar më energjik dhe me konfident në botë. Kjo është jeta, përqafoje atë. (Ju lutem pa lexuar postimin mos më pyesni çfarë ke? S’je mirë? Je sëmurë? Jo s’jam sëmurë, thjesht “PO RRITEM”).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Enxhi Nasufi (@enxhinasufi)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: