Florentino Pérez iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm mëngjesin e së martës në nga mushkëritë e tij, nga të cilat iu hoq një masë e infektuar.

Ndërhyrja e planifikuar për ditën e sotme u zhvillua në Spitalin Universitar “Puerta de Hierro” në Majadahonda dhe përfundoi rreth orës 11:30.

Prognoza e presidentit të Real Madridit nuk ishte e mirë, prandaj nuk mundi ta shoqëronte skuadrën në udhëtimin drejt Leipzig, në ndeshjen e parafundit të fazës së grupeve të Champions League.

Florentino Perez, 75 vjeç, i cili ishte në sallonin e nderit të klubit të dielën e kaluar dhe pas takimit po bisedonte me disa lojtarë (ai i dha Modric një fanellë për 450 ndeshjet e tij). Ai duhet të pushojë për disa ditë, përpara se t’i kthehet rutinës së tij të përditshme në krye të klubit të bardhë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb