Fitorja e madhe kundër Romës është një kapitull i mbyllur pasi në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” shqetëson për gjendjen e Federico Chiesa. Ajo që i druheshin më shumë është bërë realitet. Pas vizitave që iu nënshtrua këtë mëngjes, klubi torinez bën me dije se Chiesa ka pësuar këputje të ligamenteve kruçjal në gjurin e majtë.

Në këto kushte, sulmuesi është i detyruar ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në ditët në vijim dhe sipas mediave italiane sezoni i tij praktikisht është i mbyllur.

Chiesa është një humbje e madhe për Juven por edhe për trajnerin Roberto Mancini i cili duhet të bëjë pa shërbimet e tij në “play off” e Botërorit “Katar2022”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb