“San Siro” rrezikon! Jo vetëm për idenë e Milanit dhe Interit për ta shembur dhe për të ndërtuar një stadium të ri, por, sipas asaj që raporton “Corriere Della Sera”, “Meazza” tundet, madje lëviz me pesë centimetra. Ka ndodhur në unazën e tretë të stadiumit gjatë ndeshjes së javës së shkuar mes Interit dhe Atalantës. Një anomali e cila ka bërë të bjerë alarmi.

Komisioni i Vrojtimit ka bërë verifikimet e tij dhe ka pohuar atë që është shkruar më parë. Në frenkuenca të ndryshme, impianti shkundet. Për ndeshjen Inter-Roma nuk ka rrezik, sepse Bashkia e Milanos, pronare e stadiumit, ka thënë dritën jeshile. Unaza e tretë do të mbetet e mbyllur dhe do të hapet vetëm një pjesë e vogël për sektorin mik.

Unaza Trete
Unaza Trete

Nuk është hera e parë që këto anomali vihen re në “La Scala del Calcio”, pasi në vitin 2003 gjatë koncertit të këngëtarit Vasko Rosi, ishin vënë re për herë të parë. Sipas inxhinerëve, vibrimet e provokuara nga rrahja e këmbëve në mënyrë të njëtrajtshme nga tifozët, e ka lëkundur stadiumin me 5.2 centimetra. Gjithsesi teknikët garantojnë për besueshmërinë e strukturës. “Meazza” i vjetër mund të çalojë pak, por gjithsesi mbetet në këmbë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: