Ata janë martuar 16 vite më parë, por tani për Anna Wintour dhe bashkëshortin Shelby Bryan ka ardhur ndarja. Lajmin e bën me dije revista amerikane Page Six, që tregon se si ka nisur kriza mes tyre që në 2013. Së fundmi Bryan është kthyer dhe po jeton në Texas, në vendin ku ka lindur, larg nga bashkëshortja që jeton në New York.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo, mbretëreshë e modës, ai manjat i telekomunikacionit, Anna dhe Shelby janë së bashku që prej 1999. Në këtë periudhë drejtoresha e Vogue America ishte në fund të martesës me David Shaffer, me të cilin kishte dy fëmijë dhe për të qëndruar së bashku me të, Bryan u divorcuar nga bashkëshortja. Në 2004 ata u martuan në një ceremoni shumë të rezervuar dhe kanë jetuar dashurinë e tyre larg nga reflektorët. Së bashku shfaqeshin vetëm në evente të rëndësishme ose në ndeshjet e tenisit, por së fundmi shfaqjet në publik së bashku ishin shumë të pakta.

Shkaqet e ndarjes mes tyre nuk bëhen të ditura dhe të dy të interesuarit nuk kanë dashur të bëjnë komente. Prej disa vitesh gjërat mes tyre nuk shkonin mirë, për të ardhur tani në 2020 në ndarjen përfundimtare. Duket që Shelby është afruar sërish me ish bashkëshorten Katherine, por burime pranë gruas pranojnë që mes tyre është vetëm një miqësi e madhe, në emër të fëmijëve. Ndërsa Anna është fotografuar gjatë një darke në shkurt me aktorin Bill Naughy me të cilin dukej se ndjehej shumë mirë. Zyrtarisht të dy, të cilët kanë marrë pjesë së bashku në shumë spektakle teatrale, janë vetëm miq, por kush e di ndoshta mes tyre nuk lind një dashuri…

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb