Filmi i ri i Leos Carax, i pari i tij në anglisht, do të hapë Festivalin e Filmit të Kanës më 6 korrik.

Ai titullohet “Annette” dhe interpretohet nga ylli i kinemasë franceze, Marion Cotillard, si edhe Adam Driver.

I vendosur në Los Anxhelosin bashkëkohor, “Annette” tregon historinë e Henrit, një komedian me sens të ashpër humori dhe Ann, një këngëtare me famë ndërkombëtare.

Në qendër të vëmendjes, ata janë çifti i përsosur, i shëndetshëm, i lumtur dhe simpatik.

Lindja e vajzës së tyre të parë, Annette, një vajzë misterioze me një fat të jashtëzakonshëm, do të ndryshojë jetën e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: