SHBA-Një rrjet ndërkombëtar hackerash, i ashtuquajtur ”Anonymous” i ka shpallur luftë totale kandidatit republikan presidencial, Donald Trump.

Me anë të një videoja në youtube, ata kanë paralajmëruar një ofensivë të re kundër Trumpit duke kërcënuar se do të zhdukin plotësisht nga interneti fushatën elektorale të manjatit miliarder të pasurive të paluajtshme.

Për këtë, ata premtojnë se gjithçka do të fillojë më 1 prill.

Këta hackera kanë bërë thirrje edhe për mobilizimin e të gjithëve që posedojnë një kompjuter, që të marrin pjesë në të ashtuquajturin ”Operacioni Trump”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: