Janë pesë ditë që hacktivist-ët (hakerat) e Anonymous punojnë pa pushim. Emri i koduar i operacionit: “Op Charlie Hebdo”. Objektivi: frenimi i përparimit të KiberKalifatit që dje ka ‘prekur’ profilin Twitter të CENTCOM. Por mbi të gjitha të marrin hak për tentativën e xhihadistëve për të goditur lirinë e shtypit e të informacionit. Antropologia Gabriela Coleman është e sigurt: “Nuk ka asgjë që  hacktivist-ët urrejnë më shumë sesa censura”.

Kalojnë pak orë nga sulmi në redaksinë e Charlie Hebdo dhe hakerat më ekspertë i janë futur punës. Vendoset të veprohet në shkallë të gjerë. Lufta spostohet në rrjet. Me adresën në internet dhe shenjën“Op Charlie Hebdo” thirren në mbledhje shokët. Për të komunikuar përmes chatit, happen dy kanale Irc#opcharliehebdo e #opcharliehebdo.fr një në frëngjisht e një në anglisht. Hapi i dytë, individualizimi i shënjestrës:  që janë listat e adresave të internetit të xhihadistëve.

Misioni është marrja në zotërim e password-eve për “t’i shpuar”, pastaj hyhet e vidhen informacionet. Gjithshka sekrete, në limitet e të mundshmes. “Frika” që kolosët e Luginës së Teknologjisë kompjuterike ndërhyjnë në mënyrë parandaluese. Nga Twitter janë këmbëngulës “Nuk lëshojmë deklarata për adresat e internetit si për arsye të privatësisë, ashtu edhe të sigurisë”. Por tashmë ka kohë që qeveritë kanë kërkuar e fituar bashkëpunimin e të mëdhenjve të teknologjisë për të luftuar propogandën e fuqishme online të xhihadit. Anonymous shkon më tej. E i vjedh Isis-it informacione, foto, emaile. Dikush propozon edhe t’i kalohen autoriteteve. Për të hyrë nevojiten dalin offline (i pari është ansar alhaqq.net, por në shënjestër janë të tjerë). Kur misioni ka një fund të mirë, faqet bëhen të paarritshme. Tango down thuhet në zhargonin ushtarak. Alternative ndaj sulmit DDos (kundërshtimi i shërbimit) është “fshirja” e faqeve (duke modifikuar pamjen), apo “mbushur” faqet xhihadiste me karrikaturat e Charilie Hebdo.

Ndërkohë që Franca zbriste në rrugë, vala emocionale godiste edhe sheshet virtuale. Komunikata: “Anonymous ka luftuar gjithmonë kundërshtarët e të drejtës së shprehjes”. Kur hyjmë në kanalin Irc janë të paktën 300 përdorues të lidhur. Dikush bën shaka. Dikush tjetër është joekspert e kërkon ndihmë mbi teknikat për t’u përdorur. “Çfarë do të thotë injeksion SQL?” pyet Spider. “Largohu. Këtu nuk kemi kohë për të humbur”, është përgjigja. “Ka ndonjë italian?”, pyesim. “Janë disa, një operacion kaq i madh kish kohë që nuk shihej”, tregon njëri prej tyre. Maturia është e madhe. Për të vepruar efektivisht janë nja njëzet. Listat e adresave të internetit janë të gjata, në 600, të ndara në “offline”, “për t’u nxjerrë offline urgjentisht”, “për t’u parë”.

E në lista del edhe një profil i një xhihadisti Italian, (Jamal(@mecca_islever22). Lexohet Biografia e tij: “Jam një Italian i konvertuar në Islam. Luftoj për Kalifatin global”. Më pas, një imazh grash me vel dhe një infografikë që shpjegon si të vishet në mënyrë korrekte veli. Në stil perfekt prej kiber xhihadisti.
/ilgiornale/bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb