Kapiteni Ansi Agolli që sot e nisi takimin nga pankina, në përfundim të ndeshjes kundër Spanjës është shprehur se nuk është mësuar t’a nisë sfidën në të tillë mënyrë, por gjithsesi e respekton zgjedhjen e trajnerit.

Mbrojtësi anësor shton se futbollisti që sot startoi nga minuta e parë në pozicionin e tij, Hysen Memolla, është një lojtar me të ardhme të madhe.

“Më ka ndodhur rrallë ta shoh nga ndeshjen nga stoli, por s’ka shqetësim sepse jemi të gjithë për një qëllim. U munduam të reagonim sepse pësuam shpejt, por kishim përballë një ekip që meriton respekt. Jemi pak pishman për golin që na mungoi se patëm raste, por besoj se dhamë më të mirën.

Nuk ka arsye për uljen time në stol, jemi 27 lojtarë dhe trajneri mendoi që këtë ndeshje duhet ta luante ekipi që ishte në pjesën e parë. S’ka vend për arsyetim, ishte zgjedhje e trajnerit.

S’diskutohet që pata frikë për një rezultat të thellë. Kur luan me Spanjën duhet t’i marrësh parasysh të gjitha, edhe pse para ndeshjes mendon për të bërë mirë. Ato 20 minutat e para ishin pak të frikshme, por më pas e morën veten dhe deri diku dhamë diçka sot.

Memolla është lojtar me të ardhme të madhe. Nuk duhet ta gjykojmë nga kjo ndeshje pasi kundër Spanjës çdo lojtar shqiptar e ka të vështirë. Duke punuar më shumë e pret një e ardhme akoma më e madhe”, tha Agolli pas ndeshjes për “Supersport”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb