TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka takuar dy ditë më parë futbollistin e njohur të kombëtares, Ansi Agollin. Në një foto të publikuar me lojtarin e njohur në “Facebook”, Presidenti u shpreh se me Agollin ka diskutuar për sfidat e futbollit shqiptar dhe arritjet e ekipit kombëtar.

Pas këtij takimi, Ansi ka shprehur mbresat e tij nga ky takim, dhe aktivitetet sportive që zhvilloi në Shqipëri.

“Nuk mund ta mohoj që ditët që kalova në atdhe ishin mjaft emocionuese për mua nga ana sportive. Por ajo njerëzore më la shumë mbresa dhe do ta mbaj mend gjate. Dua të falenderoj futbolldashësit në stadium dhe jashtë tij për ovacionet e ngrohta, klubin e Kukësit për respektin dhe pritjen që më rezervuan dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit @armand_duka për vizitën surprizë përpara fillimit te ndeshjes.

Dua të kushtoj dhe falenderime të veçanta për presidentin Meta @ilirmeta.faqjazyrtare i cili më priti në selinë e presidencës, ku kujtuam paraqitjet e kombëtares dhe sukseset në Francë 2016, ku u eleminuam nga kampionët aktualë të botës”, shkruan agolli në rrjetin social “Twitter”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb