TIRANE – Në komisionin e ekonomisë janë prezantuar 15 kandidaturat për zëvendësimin e 3 antarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë të cilëve u mbaron mandate.Në listën e këtyre kandidaturave spikasin ekspert ekonomie, drejtësie si dhe ish-drejtues dikasteresh.Pas shqyrtimit të dokumentacionit, kandidaturat që do t’i propozohen Kuvendit për miratim duhet të mbështeten nga firmat e deputetëve.

“Sqaroj se bazuar në rregulloren e kuvendit në nenin 110 të saj në hapin final të përzgjedhjes nga deputetët kanditi quhet i përzgjedhur nëse do të sigurojë mbështetjen e 28 deputetëve, për të vazhduar më tej me Komisionin e Ekonomisë e më pas në seancën plenare’ u shpreh Gjoncaj

Paralelisht, edhe Këshilli i Ministrave ka hapur aplikimet për të zëvendësuar tre anëtarët e tjerë që, sipas ligjit, propozohen prej tij. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës që përfundojnë mandatin në nëntor janë Elisabeta Gjoni, Dhori Kule, Petraq Milo, Ela Golemi, Arben Malaj dhe Denada Prifti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb