Imunologu Anthony Fauci, i cili deri vonë këshillonte presidentin amerikan Donald Trump, kritikoi sot strategjinë e qeverisë së të parit të SHBA-së të luftimit të koronavirusit, por Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë, duke akuzuar ekspertin se donte qëllimisht të dobësonte presidentin disa ditë para zgjedhjeve.

Fauci, kritikoi autoritetet amerikane në një intervistë me Washington Post duke thënë se “ata nuk mund të reagonin më keq” ndaj rritjes së rinovuar të numrit të njerëzve të infektuar, raporton CNN.

“Situata nuk është e mirë. Ne do vuajmë”, tha Fauci, duke shtuar se Trump nuk kërkon më këshilla prej tij, por i drejtohet ekspertit, Scott Atlas, i cili mbron rihapjen e shoqërisë amerikane dhe jo forcimin e masave parandaluese.

“Papritmas, ata nuk duan të dëgjojnë mesazhet e mia sepse nuk përgjigjen ndaj asaj që duan të bëjnë”, tha Fauci, duke shtuar se nuk kishte folur me Trump për javë të tëra.

Imunologu bëri një dallim të qartë midis Trumpit dhe kandidatit demokrat në zgjedhjet presidenciale, Joseph Biden, duke deklaruar se demokrati e “mori seriozisht” pandeminë.

Shërbimi i Komunikimit i Shtëpisë së Bardhë reagoi menjëherë dhe vlerësoi se deklarata e Faucit ishte “e papranueshme” dhe shtoi se imunologu “filloi të merrej me politikë” tre ditë para zgjedhjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: