TIRANË

Dy delegacione nga Komisioni i Venecias zbarkojnë brenda katër ditësh në Tiranë për të filluar takimet lidhur me Anti- Shpifjen dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Duket se ‘Venecia’ do i kushtojë më shumë rëndësi të parës, pasi sot dhe nesër do të diskutohet drafi i amendamenteve në ligjin 97/2013 për Mediat Audiovizive.
Janë tre institucione në fakt që kanë çuar në Venecia këtë çështje. E para ishte mazhoranca e cila u tërhoq ditën e votimit në Kuvend duke ia çuar për opinion Komisionit.

Më pas ishte Këshilli i Europës kurse OSBE çoi qëndrimet e saj lidhur me këtë paketë. Ndërkohë gazetari Ergys Gjençaj raporton se tashmë takimet e Komisionit të Venecias kanë filluar me Kryesinë e Kuvendit në orën 09:15 në një mision faktmbledhës lidhur me paketën Anti- Shpifje.
Por një delegacion i dytë vjen në datën 13- 14 shkurt për të filluar takimet lidhur me atë që u quajt ‘Ngërçi’ në  Gjykatën Kushtetuese. Të dyja opinionet për këto dy ështje Komisioni i Venecia do i diskutojë në seancën plenare të 20- 21 marsit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një përplasje mes mazhorancës dhe Presidencës ndodhi nëntorin e kaluar teksa Presidenti Meta nuk dekretoi Arta Vorpsin e cila u konsiderua nga mazhoranca si anëtare për Gjykatën Kushtetuese automatikisht por zgjodhi Marsida Xhaferllarin.

Të dyja institucionet, Presidenca dhe Kuvendi e kanë çuar çështjen në Venecia lidhur me procesin e emërimeve në këtë Gjykatë.
Meta pretendon se KED shkeli ligjin duke mosrespektuar radhën e dërgimit të emrave me akuzën se është e kapur nga mazhoranca, kurse kjo e fundit pretendon se Meta ka kryer shkelje.

Madje në 2020 në Komisionin e Ligjeve u miratua mekanizmi zhbllokues për betimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese si dhe të Lartë, kur Presidenti nuk i thërret.
Parashikohet sipas mekanizmit që nëse Presidenti nuk thërret gjyqtarin përkatës për betim, ai ta bëjë me shkrim dhe ia dërgon Presidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb