TIRANË

Nënkryetari  i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar me ironi mbi nismën e kryeministrit Edi Rama mbi miratimin e projektligjit, që opinioni i gjerë publik tashmë e njeh me emrin paketa “anti-shpifje”.  Me një shënim në “Facebook”, Petrit Vasili, thotë me ironi se lufta e shefit te qeverisë për t’i mbyllur gojën medias është e drejtë, ndërsa shton se Ramës  nuk i mbetet gjë tjetër, por vetëm të vijojë me ‘kokëfortësi’  betejën që ka nisur.


Postimi i Petrit Vasilit:

Ec Edi “heroi” i antifjales se lire!! Edi Rama i vetem, nje hero i vertete perballe “kazanit” kombetar dhe nderkombetar, qe i kerkon te largoje duart nga liria e medias dhe fjala e lire. Lufto Edi lufto.  Lufta jote per ti mbyllur gojen medias,qytetareve dhe kujtdo eshte nje lufte e drejte. Kot te keqkuptojne Edi,mos u kthe mbrapsht,mos u dorezo,mos u terhiq.


Edi vër perpara Shkollepakesine tende dhe ec. Injoranca eshte forca jote. Padija eshte krenaria jote. Vulgariteti eshte fuqia jote.


Go Edi go!!!

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb