Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për Paketën Anti-Shpifje si një nga ligjet që i ngeli pa miratuar ende para zgjedhjeve të ardhshme.

Rama thotë se për Anti-Shpifjen nuk ka ngut, madje pret dakordësi nga palët e përfshira dhe garanton se po nuk pati dakordësi nuk ka për t’u bërë.

Ai thotë se këtë Paketë nuk e kërkoi për vete, sepse vetë ai thotë se mban në kurriz sasinë më të madhe të shpifjeve për njësi kohe.


”I kam dhënë shpjegimet, mund t’i jap prap. Ligji për Presidentin është në procedurë, amnistia po punojmë me partnerët për një draft sa më të dakordësuar.

Anti-Shpifja ajo u katandis në një alibi për disa nuk flas brenda vendit, por jashtë vendit. Jemi në proces komunikimi me të  gjitha palët e përfshira, se kush nuk u përfshi është një marrëzi më vete. Nuk kemi ngut faktikisht. Do bëhet kur të ketë dakordësi, por s’pati kurrë mos u bëftë.

Unë mbaj sasinë më të mëdha të shpifjeve për njësi kohe, dhe deri tani më është bërë vetëm shëndet.

Edhe legalizimi i kanabisit, por rafinojmë draftin.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb