TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një foto me një biznesmen në “Facebook”, përmes së cilës përcjellë një mesazh për aksionet kundër informalitetit.

Ai i bën thirrje të mos harrojë lëshimin e kuponit tatimor në biznesin që ai drejton duke i kujtuar se edhe pse është “katunar” me të, ai do të vijojë të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin.

“Yllin e famshëm të Peshkut në Tiranë, e dua shumë se është punëtor i madh? Po Ligjin e dua edhe më shumë? Pranej Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat?Ene mos e harro inglizin, që thot “Dy gjona jon t’vdekme për robin n’demokraci, vdekja ene taksat”?”-shkruan Edi Rama.

67645359 10156890801451523 7164862746675118080 N
67645359 10156890801451523 7164862746675118080 N

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: