Në emisionin “Kjo Javë” në “News24” kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka foli lidhur me situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek protesta e 7 korrikut.

Sipas tij protesta tregoi që në Shqipëri ka një opozitë të re, duke shtuar se janë qytetarët ata që duhet të reagojnë të parët.

“Për protestën mendoj që janë bërë të gjitha komentet. Unë ju them se kam qenë një nga kundërshtarët e realizimit të asaj protestë në këto momente. Koha ishte arsyeja, korriku vapa dhe gjithmonë ka disa periudha që janë më të përshtatshme kur bëhet fjalë për protesta normale. Por mesa duket dëshira e njerëzve për të reaguar kundër kësaj që po ndodh në Shqipëri doli jashtë parashikimeve. As Berisha nuk e ka pritur kaq masive atë protestë. Ishte një protestë e domosdoshme për qytetarët”, tha ai.

Çfarë ndryshoi protesta brenda PD, në raport edhe me publikun dhe qeverinë?

Paloka: Fakti që Rama po përpiqet të bëjë një antimiting, për të mbledhur të gjithë administratën, për të treguar që edhe ai mund të mbledhë njerëz, kjo tregon që sa i ka djegur qeverisë protesta e 7 korrikut. Pra edhe reagimi që ka pasur vetë Rama, ai e tregon edhe në fytyrë kur është i shqetësuar dhe kjo tregon që 7 korriku ishte i suksesshëm. brenda PD kush ka pasur dilemë mendoj që e ka shuar me kohë pas 11 dhjetorit dhe 6 marsit, 7 korriku është një tregues edhe brenda PD.

Duke u ndalur te përçarja e grupit parlamentar, Paloka tha se ai që bashkëpunon me Ramën është Enkelejd Alibeaj.

“I vetmi në këtë ngërç është grupi parlamentar. PD është një, kryetar është Berisha. Kushdo që do vazhdojë të jetë pjesë e politikës duhet të afrohet dhe të ndjekë ata që e kanë votuar. S’e konceptoj se një deputet i PD vihet në vullnet të plotë në shërim të Ramës. Disa prej tyre janë. Alibeaj është i pari, vazhdon. Është lënë nga Lulzim Basha si mëkëmbës, me këtë qëllim. Ka një vendim gjykate të shkallës së parë që ka miratuar statutin e miratuar nga ne në Kuvendin e 11 dhjetorit. Çështja e siglës, ndryshuam simbolet tona, i rikthyem si i kemi pasur në 90-ën. Ka një vendim të gjykatës. Jo skam komunikim me Alibeajn.”, tha Paloka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: