TIRANE

Gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin “A Show” në News 24 Adi Krasta e ka ngacmuar ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikolla edhe për zëvendësimin e saj nga Besa Shahini, më herët zëvendësja e saj. Krasta është mundur të nxjerrë ndonjë antipati të sajën për Shahinin, por Nikolla jo vetëm që e ka vlerësuar, po ka thënë madje se gjithë kohës i është dukur si vajza e saj.

Ju keni një antipati reciproke për zonjën Shahini apo…

Nikolla: Jo, kurrë jo dhe keni dëshmitarë plot njerëz që kanë kontaktuar me mua dhe s’besoj të ketë qenë e nevojshme…

Ju duket i padrejtë katapultomi i saj?

Nikolla: Në çdo takim që ka qenë pranë meje unë kam thënë që jam krenare për vajzën time, se më dukej vërtetë si vajza ime dhe në 1 vit e gjysmë kam ndarë përpjekjet e përbashkëta. Nuk kam asnjë lloj arsye në botë që të paragjykoj gjithçka që Besa do bëjë veçse ta inkurajoj për të ecur më shpejt, më fort, më mirë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb