Senatorja e Navadës, Jacky Rosen, duke folur në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit, deklaroi se esktremizmi është rritur në mënyrë të frikshme gjatë kohëve të fundit.

Rosen theksoi se antisemitizmi duhet të luftohet me mjetet e duhura kudo në botë.

“Ndihem krenare që jam pjesë e këtij forumi të rëndësishëm ballkanik, forumi i luftës kundër antisemitizmit. Jam e vendosur të luftë antisemitizmin kudo në botë.

Antisemitizmi po rritet në mënyrë alarmante. Përshëndes qeverinë shqiptare që vendosi përcaktimin e IRA-s në luftën kundër antisemitizmit. Faleminderit shumë dhe të bëjmë bashkë në luftën kundër antisemitizmit”, tha Rosen.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb