Analisti Eduard Zaloshnja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se në rastin e shpifjes, barra duhet të bjerë mbi atë që shpif.

Zaloshnja theksoi se Bordi i Gazetarëve, i cili me ligj shqyrton rastet individuale, duhet të jetë sa më i balancuar politikisht.

Unë mendoj se ky ligj do bëjë dallime të mëdha dhe Bordi i Gazetarëve do të jetë më i rëndësishëm. Për mua është problem shumë i madh që një bord gazetarësh do të jetë gjykata për këtë gjë. Bordi i Gazetarëve do të jetë nga ne. Problemi është se kushdo që të jetë në qeveri, dihet se ata do të tentojnë që në bord të ketë sa më shumë nga ana e tyre.

Raporti i tyre duhet të jetë sa më neutral. Duam apo nuk duam do të pranojmë një gjykatë. Barra duhet të bjerë mbi atë që shpif. Më akuzuan si Spiun të Sigurimit. Duheshin tre muaj që të nxirrte faktin se unë nuk isha spiun dhe ndërkohë emri im ishte përlyer”, tha Zaloshnja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb