Nëse Fair-play ekziston, nuk është aspak në fjalorin e mbrojtësit të qendrës së Ajax-it Joel Veltman. Ai e demonstroi këtë në ndeshjen e kampionatit holandez përballë Sparta Rotterdam kur në mënyrë të paturpshme përfitoi nga situata e krijuar.

Në videon e bërë virale që prej ditës së djeshme, Veltman mer topin dhe duket sikur e ndalon lojën kur i bën me shenjë kundërshtarit të tij që të ndalë pasi bashkë-lojtari i Ajax-it Bertrand Traore ndodhet në tokë i lënduar.
Dhe në  momentin që kundërshtari ktheu kokën, Veltman vazhdoi aksionin duke krosuar në zonë. Ajax e fitoi atë ndeshje 2-0 duke vazhduar presionin ndaj Feyenoord-it kryesues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: