Antoine Griezmann i cili ka lajmëruar se nuk do të jetë më pjesë e Atletico Madrid  ka zbuluar se tashmë e di destinacionin e tij të ardhshëm.

Francezi pritet të shkojë në destinacionin e tij të ardhshëm më 1 korrik, kur klauzola e lirimit të tij të zbresë nga 200 milionë euro në 120 milionë euro.

“E di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm,” tha ai në një intervistë me ‘Telematin’. Disa ekipe janë të interesuar të nënshkruajnë lojtarin, duke përfshirë edhe ekipe si Barcelona dhe Paris Saint-Germain.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb