SPANJË- Kampioni i Kupës së Botës, Antoine Griezmann, shprehet se ka një dëshirë, e cila e ngacmon dhe e bënë të ndihet disi i stresuar.
Kjo është të fitojë titullin, por edhe të përmirësohet ekipi në Ligat e Europës. Francezi, u përfol se gjatë merkatos së verës mund të ishte pjesë e Barcelonës, por në fund zgjodhi të mos largohej nga kryeqyteti i Spanjës.
Duke pranuar se refuzimi i Barcelonës ishte një nga vendimet më të vështira për të, tashmë ai kërkon që me skuadrën e Atleticos të marrë titullin kampion.
“Siç e kam thënë edhe më parë, më treguan dashuri. Të gjithë donin të dinin se çfarë do të bëja. Ishte vendimi më i vështirë i karrierës time. Zgjova gruan në orën 3 të mëngjesit për të folur rreth kësaj çështjeje”, tha Griezman për “Telefoot”.
Duke kujtuar ndjesinë e përjetuar në trofeun e Ligës së Europës, Griezmann shprehet se është koha për të garuar me Realin dhe Barcelonën.
“Do të mundohemi të jemi më mirë në Champions League pasi vitin e kaluar nuk shkuam as në fazën e nokautit. Një pjesë e madhe e fajit ishte e imja pasi nuk kisha mentalitetin e duhur. Në kampionat, do të mundohemi të konkurrojmë me Real Madidin dhe Barcelonën”, tha mes tjerash ai.
Kujtojmë se në Botërorin e Rusisë, francezi bëri një paraqitje fantastike me Kombëtaren e “Gjelave”, ndërsa e gjithë kjo aventurë, përfundoi me ngritjen e trofeut në “Luzhniki Stadium”.
(n.m/ BalkanWeb)