Ish-konkurrentja e “Për’Puthen”, Antonela Berisha nuk lë çast pa hedhur kunja. Pasi habiti ditë më parë me deklaratën se futbollisti i njohur, Mario Baloteli e kishte ngacmuar kur ajo kishte qenë në një lokal në Milano, ka reaguar një tjetër ish-konkurrentja e “Për’Puthen”, rivale e saj në këtë emision, Lediana Prenga.

Në një video te publikuar në rrjetin social TikTok, ku duket Antonela duke thënë se e ka ngacmuar futbollisti italian, Lediana ka ironizuar deklaratën e saj duke lënë një koment. “Mbrëmë piva kafe me Ronaldon”, shkruan ish-konkurrentja.

Ndërkohë nuk ka ndonjë reagim nga Antonela Berisha në lidhje me këtë koment. Pak ditë më parë ajo tha:
“Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Baloteli. e kam takuar në një lokal në milano, futi shokë me më ngacmu. Bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kshu. Jo i thashë nuk është tipi im”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtomë se vajzat kanë pasur debate të forta me njëra-tjetrën gjatë emisionit Pët’Puthen, ku “molla e sherrit” ishte Mevlana Shaba, konkurrenti për të cilin kishin pëlqim të dyja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb