Pa mbyllur ende vitin në Londër, në krye të Tottenham, emri i Antonio Conte po qarkullon fuqishëm në Evropë. Fillimisht u fol për një rikthim të bujshëm në Torino, për të marrë drejtimin e Juves, por së fundmi emri i teknikut italian po lidhet me një kalim të mundshëm te PSG.

Conte
Conte

Mediat flasin për një takim formal ndërmjet Contes dhe drejtuesve të PSG, kjo pasi ish trajneri i Inter duket i bindur për tu larguar nga Tottenham në fund të këtij sezoni. Milionat e sheikut Al-Khelaifi dhje projekti i tij për të fituar Champions League e joshin shumë Conte por italiani ka një kusht të panegociueshëm, largimin e Leonardos.

Leonardo
Leonardo

Sipas Le Parisien, Conte është shprehur i gatshëm për të dëgjuar ofertën e Al-Khelaifi, ndërsa Leonardo është me valixhe në duar, i konsideruar përgjegjës për dështimin e PSG në Evropë. Në çdo rast, Zinedine Zidane mbetet emri i parë në listën e dëshirave, çdo diskutim tjetër do të bëhet vetëm nëse Zidane nuk transferohet në Paris as këtë verë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: