Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Ankara ishte planifikuar edhe para tërmeteve në Turqi, bisedimet do të zhvillohen më 20 shkurt, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në një konferencë për shtyp pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Vetë vizita ishte planifikuar edhe para tërmeteve. Siç ishte planifikuar, Blinken do të mbërrijë në rajonin e fatkeqësisë më 19 shkurt dhe më 20 shkurt do të zhvillojmë bisedime me të. Gjatë takimit, ne patjetër do të diskutojmë procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO”, tha Cavusoglu. Palët synojnë gjithashtu të diskutojnë situatën rreth konfliktit në Ukrainë.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Blinken do të bëjë vizita zyrtare në Gjermani, Turqi dhe Greqi nga data deri më 22 shkurt. Në Gjermani, ai do të vizitojë Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ku do të marrë pjesë në një sërë takimesh dypalëshe dhe shumëpalëshe për të diskutuar mbështetje të mëtejshme për Ukrainën, ndihmë për Turqinë dhe Sirinë.

Më 19 shkurt, Sekretari i Shtetit do të vizitojë bazën ajrore Incirlik në Turqi, ku do të mbikëqyrë ofrimin e ndihmës amerikane pas tërmetit. Më pas ai do të shkojë në Ankara, ku do të takohet me Çavushoglu dhe zyrtarë të tjerë të vendit për të diskutuar për ndihmën e mëtejshme për Turqinë dhe bashkëpunimin brenda NATO-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb