MAQEDONI E VERIUT

Censusi i këtij viti në Maqedoninë e Veriut nuk ka për t’u anuluar dhe këtë e konfirmon Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika.

Disa informacione kanë qarkulluar më parë se regjistrimi i popullsisë online mund të shtyhej ose anulohej, por për drejtorin Simovski kjo nuk është e vërtetë.

Ai ka sqaruar se qytetarët nuk duhet të manipulohen nga disa subjekte që duan bojkot. Apostol Simovski ka bërë thirrje që qytetarët të regjistrohen në portalin online.

Në këtë census i cili përfundon në prill duhet të regjistrohen edhe shqiptarët që të kenë përfaqësimin e tyre në shtetin e Maqedonisë së Veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb