Ilir Demalia ka komentuar vendimin e Presidentit Ilir Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Demalia e ka quajtur vendimin e Metës si veprim prej burri shteti. Sipas Demalisë, ky veprim shmangu një përplasje të ashpër civile.

“Le të shikojmë! Sot Presidenti Ilir Meta, bëri një veprim prej burri shteti, i hoqi spinotin makinerisë fushatës se krimit elektoral të Edi Ramës, në anën tjetër shpëtoj shqiptarët nga një përplasje civile. Por sot njëkohësisht Shqipëria nuk ka më shtet dhe institucione shtetërore.

Mbetet për t’u parë, a do të munden shqiptarët të fillojnë ndërtimin e shtetit, apo do të vazhdoj lufta e bandave politike të kapura nga krimi organizuar dhe pastrimi parave të krimit nëpërmjet lidhjeve më pushtetin e krimit?!! Do të jetë fundi-fillimit apo fundi pa fillim? Le të shikojme!”, shkruan Demalia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb