Federata holandeze vendosi sot që t’i japë fundin Eredivisie për edicionin 2019/2020 pas mbledhjes së zhvilluar mes KNVB-së dhe vetë klubeve. Një vendim që ka sjellë reagime të ndryshme, sidomos të Utrehtit dhe Kamburit.

Utrehti, që ishte në luftë për një vend në Ligën e Europës, ka lajmëruar se do të mbrojë interesat e tij dhe do t’i drejtohet gjykatës holandeze dhe asaj sportive në UEFA. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe Kamburi, skuadra që udhëhiqte Eerste Divisie, kategorinë e dytë në Holandë, dhe që tani nuk do të ketë mundësi të ngjitet në kategorinë e më të mirëve.

“Kam pasur shumë respekt për ata që merrnin vendimet në federatë, por tani është shembur i gjithi”, ka thënë trajneri i Kamburit, ndërsa Ard de Graf, drejtori sportiv, është shprehur. “Ky është një vendim i paprecedentë. Jam i shokuar, e quaj të pakuptueshëm. Përse duhen marrë vendime të dyfishta? Sezoni është anuluar, vendet në Kupat e Europës janë përcaktuar”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb