Lionel Messi ndihet i zhgënjyer kundrejt autoriteteve braziliane që anulluan ndeshjen Brazil-Argjentinë, pasi 4 lojtarë të Argjentinës që luajnë në Premier League, dy nga Aston Villa dhe dy nga Tottenhami, nuk kanë respektuar protokollin e masave anti-COVID.

Messi deklaroi se ata do duhej të reagonin më herët, pasi kishin tre ditë që kishin mbërritur në Brazil:

“Ne kemi qenë në Brazil që para tre ditësh. Pse duhet të prisnin fillimin e ndeshjes që të vijnë të na gjejnë”, ka thënë ylli i Argjentinës.

Tashmë është FIFA-s që duhet të vendosë se çfarë do të ndodhë me këtë sfidë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: