TIRANE

Anulohet festivali i muzikës europiane”Eurovizion”.Ai do të zhvillohej në datat 12, 14 dhe 16 maj. Por këngëtarët për të nderuar të prekurit nga kriza e pandemisë së koronavirusit do të këndojnë nga vendet e tyre. Festivali nuk do të ketë as fitues dhe as votim për këngët

“Eurovision Song Contest 2020 qe duhej te zhvillohej ne dt. 12; 14 dhe 16 maj 2020 u anuluar për shkak te pandemisë se krijuar prej koronavirusit.

Shqipëria, që përfaqësohej nga këngëtarja Arilena Ara, fituese e Festivalit te 58 të Këngës ne RTSH, do te konkurronte në natën e dyte gjysmë finale, në datën 14 maj.

Pavarësisht anulimit, për të nderuar 41 artistet pjesëmarrës, me 16 maj, ora 21:00, do te mbahet “Eurovision: Europe Shine a Light”, një spektakël ndryshe, ku këngëtarët do të këndojnë nga vendet ku jetojnë. Ky spektakël do te mbahet edhe për të nderuar te prekurit nga kriza e Covid-19 dhe ata që po punojnë fort për ta luftuar atë. Te 41 artistet do të kendojnë të gjithë bashke në njëperformancë të veçante e te unifikuar ndonëse në distansë.

“Do mbahej në Roterdam. Nuk do ketë as fitues as votim. Mund të jetë prapë Roterdam por nuk është marrë vendim. Mbetet në vullnetet e shteteve dhe vendimet e tyre përcaktimi nëse vitin tjetër do jenë këta këngëtarë që ishin sivjet. Gjithsesi këngët e sivjetshme nuk mund të vlejnë për vitin tjetër. Përfaqësimi i vitit tjetër varet edhe se sa e mundshme do jetë sivjet të mbahen festivale në shtete të ndryshme për shkak të pandemisë”- kryetar i delegacionit të Shqipërisë në Eurovizion, Kleart Duraj për News 24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb