KF Prishtina nuk do t ë luajë në Gjibraltar ditën e sotme nga Lincoln Red Imps për Europa League. 8 lojtarë të saj kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Spanjë. Ekzaktësisht të infektuarit janë Armend Thaqi, Lorik Boshnjaku, Muharrem Jashari, Diar Miftaraj,  Alban Muqiqi, Eglant Haxho, Leotrim Bekteshi dhe Besnik Krasniqi.

UEFA do të vendosë për fatin e ndeshjen por me të gjitha gjasat Prishtina do të eleminohet në tavolinë prej rregullave të reja edhe pse ekipi nga Kosova sipas zyrtarit Kushtrim Sopa është gati të luajë edhe pa lojtarët e infektuar.

Në fakt Gjibraltari nuk lejon zhvillimin e ndeshjes teksa pritet çfarë do të ndodhë me ekipin kosovar. Njësoj e pësoi edhe kampionia e Kosovës, KF Drita e cila u eleminua në turin paraeleminator të Champions League pasi disa prej lojtarëve dolën pozitivë me COVID-19.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb