Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka anuluar shtetrrethimin e zgjatur të planifikuar për kryeqytetin.

Në një deklaratë në Telegram, Klitschko tha se shtetrrethimi, i cili ishte planifikuar që të fillonte të shtunën në orën 20:00 deri në orën 7 të mëngjesit të së hënës, nuk do të zbatohet.

“Ora e shtetrrethimit do të mbetet normale – nga ora 20:00 deri në 7:00 me orën lokale. Të dielën pasdite do të mundësohet lëvizje në kryeqytet dhe në rajon”, ” tha Klitschko, raporton CNN.

Kujtojmë se ushtria ruse sulmoi Ukrainën më 24 shkurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb