SHKUP- Është anuluar takimi mes liderëve të katër partive më të mëdha, i cili ishte paralajmëruar për t’u mbajtur sot.

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, për TV 21. Takimi supozohej të mbahej pas skadimit të afatit për dorëzimin e listave për anëtarët e këshillave zgjedhore, ku vetëm OBRM-PDUKM ka dorëzuar ato pranë KSHZ-së.

KSHZ-ja njoftoi se BDI-ja dhe PDSH-ja në këtë institucion nuk kanë paraqitur propozimet për anëtarë të këshillave zgjedhorë komunalë. Ndërsa, LSDM-ja vazhdon të mbajë qëndrimin që ka pasur prej në fillim.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: