Është anuluar vizita e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, në Serbi. Lajmi është bërë i ditur nga një burim në Ministrinë e Jashtme ruse, i cili i tha të dielën agjencisë së lajmeve Interfax se vizita e Lavrov në Beograd është anuluar, pasi vendet përreth Serbisë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionin e tij, shkruan “Reuters“.

I njëjti burim ka konfirmuar raportimet se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionin, me të cilin do të shefi i diplomacisë ruse do të udhëtonte për në Beograd të hënën.

“Diplomacia jonë ende nuk e ka shpikur teleportimin”, tha burimi.

Të premten ministria e Jashtme ruse paralajmëroi se ministri Lavrov do të qëndrojë në Beograd me 6 dhe 7 qershor. Paralajmërimi pasoi dakordimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, me presidentin rus, Vladimir Putin, për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz nga Rusia. Presidenti serb thotë se synon anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian, por me vite ka punuar për forcimin e lidhjeve me Rusinë.

Kujtojmë se Serbia ka refuzuar deri tani t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, që vijon prje më shumë se tre muajsh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb