Një lajm jo i mirë për liderin e Forca Italia në mes të fushatës. Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi është ndierë keq dhe ka anuluar të gjitha takimet e tij elektorale një ditë më parë, raportojnë mediat italiane. Lajmi ka qarkulluar ditën e djeshme jo zyrtarisht por më pas dyshimet u shtuan pas anulimit të disa takimeve elektorale, një muaj para zgjedhjeve.

Me sa duket lodhja e zgjatur dhe presionet e ditëve të fundit e kanë detyruar stafin e ish-kryeministrit të anulojë edhe pjesëmarrjen mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Porta a Porta’.
E njëjta gjë kishte ndodhur edhe të dielën në një tjetër emision të Lucia Annunziata. Në atë rast ishte folur për impenjime të lidhura me fazën finale të përgatitjes së listave.

francesca-pascale-e-silvio-berlusconi-il

Nga ana e tij Berlusconi siguron: “Jam shumë mirë”, thotë në një telefonatë për Ansa. Por në fakt, dalja e fundit publike e ish-kryeministrit ka qenë në emisionin Matrix, një javë më parë.
Silvio Berlusconi është 81 vjeç dhe vjen nga një ndërhyrje në zemër dy vjet më parë, në një klinikë në San Raffaele. Megjithatë ai deklaron se gjithë ‘zhdukja’ e tij lidhej pikërisht me listat.

“Jam mirë, faleminderit! Vetëm se kam kaluar katër ditë shumë të ngarkuara, do të thosha të dhimbshme për formulimin e listave, të dhimbshme për përjashtimet e shumta që na u desh të bënim për fat të keq dhe që më kanë stresuar shumë”. Kështu ka siguruar Berlusconi në një lidhje radiofonike. Lideri i Forca Italia më pas theksoi: “Jam mirë dhe do t’i kthehem fushatës elektorale nga e hëna e tutje”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb