BRITANI E MADHE

Anwar Hadid pak koë pas lajmeve të ndarjes nga Dua Lipa është parë në shoqërinë e një vajzë misterioze.

Modeli 22-vjeçar kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurtra me një figurë të “Iron Maiden”, të cilën e kishte kombinuar me pantallona të shkurtra blu, shkruan DailyMail.

Gjatë kësaj daljeje, ai shfaqi një numër tatuazhesh, duke përfshirë atë me tri pika të vogla të zeza nën syrin e tij të djathtë.

Atij iu bashkua një vajzë, e cila ishte veshur me pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë me material lëkure. Ajo hyri pas tij.

Anwar është parë vetëm disa herë në publik që kur u zbulua muajin e kaluar se ai u nda me këngëtaren e hitit “New Rules”, pas dy vitesh lidhje.

Çifti nisën lidhje ne tyre në qershor të vitit 2019, por u raportua nga disa media se ata janë ndanë.

“Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë dhe duket se është drejt fundit”, thoshte burimi pranë dyshes.Burimi pohoi se çifti aktualisht janë duke ‘i kuptuar gjërat tani’ dhe ‘duke kaluar kohë të ndarë’.

Në maj të vitit 2021, Dua zbuloi se ata u takuan për herë të parë në një festë dhe më pa vazhduan komunikimin në rrjetet sociale.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb