Anwar Hadid ndau një mesazh shqetësues të dielën pasi ish e dashura e tij Dua Lipa bëri publike lidhjen e saj me Romain Gavras.

“Po përpiqem të mos e gjej dhe ta vras”, ka shkruar Hadid në një selfie në Instagram Story.

Hadid ndau të njëjtën foto në Instagramin e tij pa mbishkrimin shqetësues origjinal, duke dashur të promovojë këngën e tij ‘The Skrugh’. Modeli nuk e ka sqaruar domethënien e postimeve të tij misterioze dhe as Lipa nuk u është drejtuar atyre. Të dy ishin bashkë nga viti 2019 deri në vitin 2021.

Këngëtarja 27-vjeçare bëri debutimin e saj në tapetin e kuq së bashku me 41-vjeçarin Gavras, të premten, gjatë paraqitjes së saj në Festivalin e Filmit në Kanë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lipa fillimisht ndezi thashethemet për romancë me regjisorin francez, i cili më parë ishte në lidhje me Rita Ora, në shkurt, pasi u panë duke lënë një festë së bashku në Londër. Disa javë më vonë, ata u mbajtën për dore në një event të Javës së Modës në Paris. “Dua dhe Romain janë takuar në heshtje prej disa muajsh”, tha një burim për The Sun në atë kohë.

Rreth një muaj më parë këngëtarja kishte publikuar një foto me Romain Gavras. Përmes historive në Instagram në llogarinë e saj personale, Lipa kishte postuar një foto të tyre së bashku.

Fotoja tregonte dorën e Lipës duke mbajtur një foto Polaroid të saj duke qeshur me Gavras. Kjo ishte hera e parë që çifti e bën publike lidhjen e tyre në rrjetet sociale. Ndërkohë, Hadid duket se është i lirë. Më në fund është konfirmuar lidhja e Dua Lipës dhe Romain Gavras. Çifti që përflitet për lidhje prej disa muajsh sapo e zyrtarizuan lidhjen e tyre me një dalje të përbashkët në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës. Këngëtarja dhe regjisori francez debutuan dje, më 19 maj, në tapetin e kuq në premierën e “Omar La Fraise” (“Mbreti i Algjerit”). Për këtë rast, Lipa kishte veshur një fustan të zi me një sup, i cili shfaqte prerje në pjesën e përparme dhe një të çarë të theksuar në kofshë. Ndërsa, Gavras ishte gjithashtu i veshur mirë dhe me stil i veshur me një kostum të zi.

Dyshja nuk u turpëruan as për të shprehur dashurinë e tyre, pasi regjisori e mbylli krahun rreth belit të Lipës teksa pozonte për foto. Në një moment, ylli i popit dhe kineastja franceze kanë të qeshur dhe duken shumë të dashuruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb