NGA:ADELA XHAMANI* Pasi nxori në treg linjën e saj të re të bikinit me veçantinë e motiveve tradicionale sh qiptare të copave, Angela Martini, supermodelja e famshme, tashmë po shijon frytet e punës. Sigurisht që, kjo ka qenë një periudhë në të cilën Angelën e kemi ndjerë shumë më afër në portalet mediatike, gazeta, revista e rrjete sociale, pasi çdo pozë e saj me bikini, si gjithmonë bën xhiron e internetit, duke kënaqur veçanërisht ndjekësit e shumtë që ajo ka tashmë prej vitesh. Mirëpo siç duket, edhe për Angelën erdhi koha për të thënë “Stop”.

Bukuroshja shkodrane ka zgjedhur pikërisht këtë fund korriku për të udhëtuar drejt detit e për të bërë pushimet e saj. Angela është duke kaluar ditë shumë të bukura pushimi, krah miqve të shumtë nga e gjithë bota, në ishullin e bukur të Mykonos në Greqi. Ajo është fotografuar nën shoqërinë e një prej yjeve më të lakuar të showbiz-it, Lindsay Lohan, ndërkohë që është përfolur edhe për një histori të re dashurie, e cila, nga sa modelja thotë, rezulton të jetë e pavërtetë… Në një komunikim me “Summer Pages”, Angela tregon për ditët e saj në Mykonos.

Angela, ke zgjedhur sërish ishullin e Mykonos për të pushuar këtë vit. Kaq shumë të pëlqen?
Po, e dashuroj ishullin e Mykonos, është një ndër të preferuarit e mi. Të gjithë miqtë e mi anembanë botës janë këtu dhe jam duke i shijuar këto ditë pushimi.

Je përfolur së fundmi për një histori të re dashurie, me një shqiptar kampion të kick box-it. Sa e vërtetë është?
Këtu në Mykonos, kam takuar edhe fansa të mitë, të cilët më kanë ndaluar dhe më kanë kërkuar fotografi… I dua vërtet shumë fansat e mi dhe nuk mund t’u them “Jo” kërkesave të tyre. Fatkeqësisht, një prej tyre, vrapoi pas meje për ta përdorur këtë foto në favor të tij, të interesave për t’u bërë i famshëm. Më bëhet qejfi që ai gëzoi 15 minutat e tij të famës. E keqja e vetme këtu është se unë dua të jem e hapur me fansat dhe të mos i paragjykoj asnjëherë veprimet e tyre. Unë nuk e njoh djalin i cili më kërkoi të bënim foto dhe nuk di asgjë për të. Më vjen keq, por nuk i kam qejf gënjeshtrat dhe as mashtrimet.
(ed.me/Summer Pages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: