Modelja e famshme Anxhela Martini disa ditë më parë ka hedhur në treg linjën e saj të re të rrobave të banjës. Sigurisht që, imazhi zyrtar i kësaj linje është vetë vajza seksi nga Shkodra. Veç dëshirës për të sjellë modele të kohës e plot ngjyra, qëllimi i Anxhelës duket se ka qenë që në punën e sa të ketë edhe pak Shqipëri.

Siç e pranon edhe vetë, ajo është frymëzuar nga ornamentet e veshjeve popullore tradicionale shqiptare. “Femër, të jesh perëndeshë. Përqafoni këtë koleksion që është frymëzuar nga modelet e trashëgimisë shqiptare”, ka shkruar Anxhela në faqen e saj të “Facebook”-ut, duke e shoqëruar këtë shënim me foton që shihni më poshtë, ku ajo pozon shumë seksi veshur me njërin prej modeleve. Me siguri do të shohim në plazhet e kësaj vere, vajza shqiptare që kanë blerë bikinin e bashkatdhetares së tyre që karrierën e saj po e ndërton e po e rrit në Amerikë.

Nga kurioziteti e vizituam faqen ku janë radhitur modelet e bikinit të Anxhelës, dhe zbuluam se një palë prej tyre kushtojnë rreth 100 dollarë.

 

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: